Lajme

“E vrava motrën time”: Adoleshentja e transmeton direkt vdjeken e motrës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 24 July 2017

Një vajzë adoleshente e ka transmetuar drejtpërdrejt në Instagram aksidentin e përgjakshëm me makinë dhe pastaj e ka xhiruar motrën e vet të lënduar për vdekje pas aksidentit.

Obdulia Sanchez, 18-vjeçare, po e xhironte veten të premten teksa po voziste e dehur në një autostradë në Kaliforni, me motrën e vet 14-vjeçare, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Express.

Kamera dridhet papritur derisa vajzat dëgjohen duke bërtitur. Kur xhirimi fillon përsëri, shfaqet një skenë e përgjakshme.

-Advertisement-

“Jacqueline, të luten zgjohu,” dëgjohet duke thënë Obdulia derisa e shkund 14-vjeçen Jacqueline Sanchez.

“E vrava motrën. Tash do të shkoj në burg për jetë. E kuptoj. Nuk më bën aspak, megjithatë. Më fal, zemër,” dëgjohet duke thënë Obdulia.

Policia në Kaliforni ka thënë se Obdulia ishte nën ndikimin e alkoolit kur makina e saj u rrotullua duke e goditur një rrethojë e më pas duke përfunduar në një fushë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera