Lajme

E vranë dhe më pas e djegën, detaje të reja për rastin në Skënderaj

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 09 April 2019

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja  për rastin e djeshëm ku një person u gjet i vdekur brenda një veture në Skënderaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se rasti është duke u cilësuar si vrasje e rëndë.

Kjo për faktin se siç ka bërë të ditur Zahiti, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të plumbave.

-Advertisement-

Nga dyshimet e para, dyshohet se viktima është një 48 vjeçar.

“Vepra është cilësuar si vrasje e rëndë nga fakti se në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.  Viktima dyshohet se është 48 vjeçar, ndërkaq që trupi është dërguar në obduksion”, ka thënë ai.

Ndërkaq që ai po ashtu ka bërë të ditur se ende nuk është bërë identfikimi i saktë i viktimës për shkak se trupi i tij ka qenë i karbonizuar.

“Dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një veturë është përfshirë në zjarr dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin. Pas shuarjes së zjarrit është vërejtur se brenda automjetit, është një trup i pajetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij,  trupi i  viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera