Lajme

E vodhi veturën dhe e shiti për hekur, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 26 January 2022

Një person është arrestuar të mërkurën në Viti, pasi që dyshohet se kishte vjedhur një veturë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë i dyshuari me inicialet B.R, kishte vjedhur veturën të tipit “Pikap Renault” dhe të njëjtën e kishte shitur në një deponi për grumbullimin e hekurishteve në fshatin Pasjak.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndalë në mbajtje për 48 orë. Vetura e vjedhur i kthehet pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera