Lifestyle

“E vetmja gjuhë universale është puthja”, sot Dita Botërore e Puthjes

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 06 July 2023

Dita Ndërkombëtare e Puthjes ose Dita Botërore e Puthjes është një festë zyrtare që festohet çdo vit më 6 korrik.

Praktika filloi në Mbretërinë e Bashkuar dhe u miratua në mbarë botën në fillim të viteve 2000

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.

-Advertisement-

Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut.

Aktualisht ekspertët e filematologisë, shkencës që merret me studimin e puthjes, këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.

Puthja lejon të digjen 12 kalori, ndërsa 66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen.

Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, më saktë 29 muskuj të fytyrës, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.

Dramaturgu, poeti dhe romancier francez Alfred de Musset ka një shprehje të veçantë për puthjen.

“E vetmja gjuhë universale është puthja”

Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpeshherë edhe mbizotërojnë në jetën e njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera