Rozë

E veshur me të brendshme seksi, ylli televiz mahnit me rezultatet e ndërhyrjes së tretë në gjoks

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 13 October 2020

Ish-ylli i “Geordie Shore”, Chloe Ferry, ka tërhequr vëmendjen e fansave me fotot e fundit që ka postuar në rrjete sociale, ku u tregon gjoksin pas ndërhyrjes që bëri.

25-vjeçarja fluturoi drejt Turqisë javën e kaluar për të zvogëluar gjoksin, në mënyrë që t’i përshtatej trupit pas rënies në peshë, raporton “Mirror”. Kjo është ndërhyrja e tretë që Chloe ka bërë në gjoks.

Në foton e publikuar në Instagram, ajo u shfaq tepër seksi e veshur me të brendshme të kuqe, me detaje gjysmë të tejdukshme, të cilat i tregonin format mahnitëse që bukuroshja i ka arritur nëpërmjet palestrës.

Ajo ende nuk e ka zbuluar masën e re të gjoksit, por duket fantastike.

Ndërhyrja e fundit që bëri në gjoks ishte në vitin 2018, por ajo nuk ka nguruar të tregojë edhe ndërhyrjet e tjera që ka bërë tek beli dhe tek të pasmet.

Të tjera