Lifestyle

E vërtetuar: Meshkujt gënjejnë gjithmonë për numrin e të dashurave që kanë pasur

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 07 January 2022

Vjen një kohë në një lidhje kur pyetja se me “sa partner/partnere keni fjetur”? vjen në një bised.

Mesatarisht burrat kanë më shumë apo edhe kanë pasur në të kaluarën më shumë partnere sesa gratë, mirëpo ekziston edhe një mundësi e madhe se burrat kanë tendencë të ekzagjerojnë rreth kësaj pyetje.

Një studim i ri ka treguar se meshkujt kanë tendencë të e rritin numrin e partnereve dhe kjo është arsyeja se pse numri i tyre e tejkalon atë të grave.

-Advertisement-

Në anën tjetër, gratë mundohen të kujtojnë numrin e saktë e partnereve që kanë pasur në të kaluarën.

Hulumtuesit nga Universiteti Glaskovit kanë vendosur të hulumtojnë pabarazinë midis numrit të partnerëve seksual që burrat dhe gratë pretendojnë që i kanë pasur në të kaluarën.

Dhe me këtë hulumtim ata kanë ardhur në përfundim se ekzistojnë 3 arsye kryesore se pse burrat e anketuar në hulumtim kanë pasur dyfishë më shumë partnerë sesa gratë.

E para, është se burrat kanë një tendencë më të madhe për raportuar ‘vlera ekstreme’, kështu që ata më mirë rritin numrin e partnerëve sesa të japin një shumë të caktuar.

Së dyti, gratë kanë preferuar të llogaritin numrin e saktë të partnerëve dhe kjo është arsyeja se pse përgjigjet e tyre kanë qenë më të sakta.

Dhe së fundi, u zbulua se burrat dhe gratë kishin qëndrime dhe përceptime të ndryshme rreth marrëdhënieve seksuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera