Lajme

E vërteta sipas Gërvallës: Është e rëndësishme të theksohet se kush e bllokon procesin – ai që voton kundër

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 25 April 2025

Deputetja e zgjedhur nga LVV-ja, Donika Gërvalla, ka theksuar se më e rëndësishmja është që opozita të mos bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Pas dështimit të seancës konstituive, Gërvalla ka thënë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet dhe të vazhdohet me institucionet tjera.

“Është e rëndësishme të theksohet se kush e bllokon procesin – si në jetën private, ashtu edhe në atë publike – ai që voton kundër, e bllokon. Prandaj, duhet hequr dorë nga sjellja bllokuese. Duhet zhbllokuar Kuvendi, duhet zgjedhur kryetari dhe duhet të vazhdojmë me institucionet e tjera”, ka thënë Gërvalla./EO

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera