E vërteta dhemb, por nuk mund të fshihet përgjithmonë!
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 21 September 2020
Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtëpisë Botuese “Jalifat Publishing” në Houston
Nga Beogradi kanë filluar të vijnë reagime të ashpra (politike dhe assesi shkencore, siç̧ do të duhej të ndodhte) me rastin e botimit të librit më të ri të historianit tonë, Jusuf Buxhovi “Dardania – antika, mesjeta”, bashkëbotues janë “Faik Konica”, me seli në Prishtinë dhe “Jalifat Pulishing” me seli në Houston-Texax. Kjo fushatë kundër Buxhovit që vie nga Beogradi, na përkujton fushatën e para tetë vitesh, kur dolën nga botimi tri vëllimet e “Kosova”, ku ndaj autorit ishin ngritur akuza nga më të ndryshmet, ndër to edhe si “falsifikator” apo të ngjashme, të cilave (për fat të keq) iu bashkuan edhe disa “akademikë” dhe “historianë” dembelë nga Kosova.
Por, kjo fushatë e orkestruar nga mediumet e Beogradit dhe disa në Prishtinë, sikur u fashitën sapo “Kosova” u përkthye në anglisht në SHBA, nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, kë në shumë dhe atje u pranua në shumicën e universiteteve si literaturë universitare. Libri, pra hyri në konkurrencë me shumë e shumë botime serbe, kryesisht propaganduese, me ç’rast, disa prej tyre, në saje të argumenteve që solli “Kosova” u hoqën nga raftet e bibliotekave universitare si falsifikime. Ndër to duhet përmendur librin e historianit S. Novakoviq “Zakonik Stevana Dushana, cara serbskog”, që u diskualifikuar si jo shkencor, ndonëse nga një pjesë e mirë e historiografisë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë vazhdon të trajtohet “fundament” me të cilin “arsyetohet” prania e shtetit mesjetar e lidhur me dinastinë rasiane të Nemanjajve me origjinë tribale, çështje kjo argumentohet hollësisht në botimin “Dardania – antika, mesjeta”.
Meqë çështjet që ngre historiani Jusuf Buxhovi në librin “Dardania – antika, mesjeta” janë shkencore dhe në përputhje me konceptin e tij të paralajmëruar te “Kosova” (Kosova, I-VIII), rreth asaj se nuk ka shtet mesjetar serb dhe se identifikimi i dinastisë̈ së Nemanjajve me të, është falsifikat, që argumentohet nga burime të shumta bizantine, nga Halkokondili e deri te “Historia e Bizantit” e perandorit Kantakuzini. Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, sikurse që ka përkthyer të tri vëllimet e librit “Kosova” dhe librin “Maqedonia”, tashmë ka filluar ta përkthehej në anglisht, edhe librin “Dardania-antika, mesjeta” të historianit Buxhovi, që do të kundërshtojë pikëpamjet e gabuara dhe të falsifikuara të historiografisë̈ serbe, në nivel shkencor dhe akademik.
Pra, botimi në anglisht, do të jetë një̈ rast i mirë që çështjet e ngritura të shpalosen dhe të trajtohen në rrafshet akademike, ku edhe bëhen “gjykimet” shkencore dhe jo ato politike, siç̧ po ngjet tani dhe mund të sforcohen edhe më nga shkaku se shkenca institucionale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, jo vetëm që nuk është liruar nga limitet e historiografisë̈ serbe, por për fat të keq, vazhdon të jetë edhe zëdhenëse e saj, siç̧ ua pa këto ditë madje, kur disa “historianë” shqiptarë nanën e Skënderbeut e quajtën serbe, duke u mbështetur në konvertimin që historiografia serbe, ua ka bërë Tribalëve duke i kthyer në serbë!
p. s. Autori është shqiptaro-amerikani i dekoruar nga Presidenti i ShBA-vë, për arritje jetësore
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...