Lajme

E turpshme| Ramiz Lladrovci nuk e di si të shkruaj emrin e William Walker

Autori: Halil Berisha 13:17 | 15 January 2020

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë e miku amerikan i Kosovës, William Walker, njihet si një ndër përkrahësit më të mëdhenj të shtetin tonë.

Madje, Walker ishte edhe një të parët që bëri të njohur në botë krimet serbe që ndodhën, e sidomos masakrën e Reçakut, ku Walker ishte edhe personalisht të shoh me sytë e tij të vrarët, shkruan gazeta inFokus.

Madje për këtë ngjarje e ndihmën që i dha Kosovës, Walker edhe sot e kësaj dite, 21 vite pas, sulmohet nga serbët e krerët e shtetit të serbisë.

-Advertisement-

E menjëherë pas kësaj vizite këto deklarata të Walker bënë bujën në botë.

“Është e vështirë të gjej fjalët për të thënë diçka në lidhje më këtë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme që kam parë, edhe pse kam qenë në shumë situata të këqija”

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”, kishte deklaruar Walker.

“Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”.

Mirëpo, kryetari i Drenasit e ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, i cili ishte edhe figurë e rëndëishme gjatë luftës, si duket as sot, pas dy dekadave nuk e di se si shkruhet emri i një prej miqve më të mëdhenj të shtetit.

Lladrovci në një status në Facebook në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, duke folur për krimet e serbisë e ndihmën e amerikanit, mirëpo ajo çka bije në sy është që nuk di ta shkruaj emrin e këtij të fundit.

“Reçaku është vend që përmbylli dëshmitë e pamohueshme për masakrat masive të kryera nga shteti serb, duke e vënë në lëvizje faktorin ndërkombëtar për hapa tjerë. Z. William Wocker, me angazhimin e tij të jashtëzakonshëm ishte pranë të vërtetës dhe të drejtës tonë!”, ka shkruar Lladrovci./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera