Sport

E turpshme: Futbollisti i Lazios si Luis Suarez, kafshon kundërshtarin dhe përjashtohet me të kuq (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 07 July 2020

Mbrojtësi i Lazios, Patric, ka bërë një gjest të shëmtuar në humbjen 2-1 të skuadrës së tij në udhëtim te Lecce.

Spanjolli është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 90’ të ndeshjes, pasi kafshoi Giulio Donatin.

Patric u dërgua jashtë pasi gjyqtari mori sinjalizim nga VAR, për kafshimin që i bëri Donatit.

-Advertisement-

Tani i mbetet komisionit disiplinor të Serie A për t’i dhënë dënimin e merituar spanjollit.

Momentin e kafshimit të Patric mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera