Rozë

E trishtë! Ndahet nga jeta artistja e njohur Hueyda El Saied

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 23 November 2021

Artisja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar nga miqtë e saj në rrjetet sociale.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët, dhe duket e pabesueshme lajmi që është shuar në moshën 46-vjeçare.

Kujtojmë se prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës.

Të tjera