Rozë

E trishtë, ndahet nga jeta aktori i njohur!

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 10 July 2021

Aktori i njohur për rolet në filmat “Hawaii Five-O” dhe “Laredo”, William Smith”, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Ky lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, ndërsa shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur.

-Advertisement-

Smith filloi karrierën në Hollywood si një aktor në vitet 40-të, kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore, gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes me boks dhe i arteve marciale.

Ai luajti Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Hawaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në vitin 1980.

Smith gjithashtu interpretoi në filma të njohur. Ai luajti një gjeneral në klasiken e kultit 1984 “Agimi i Kuq”, duke folur rusisht rrjedhshëm – e cila ishte vetëm një nga gjashtë gjuhët që ai fliste. Po ashtu, ai luajti dhe në “Conan the Barbarian” i vitit 1982 së bashku me Arnold Schwarzenegger.

Smith u nderua me një çmim për arritjet e jetës nga Akademia e Bodybuilding dhe Fitness, ai u fut në sallën e famës të Bodybuilding në “Muscle Beach Venecia” në vitin 2010.

William ka lënë pas dy fëmijët e tij: William E. Smith III dhe Sherri Anne Cervelli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera