Lajme

“E treta e vërteta” Kadri Veseli më në fund zbaton këshillat

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 08 April 2020

Ditën e parë të vizitave maratonike, Kadri Veseli e nisi në fshatrat me banorë shqiptarë në Zveçan.

Ditën e dytë, Veseli shkoi në Ferizaj, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por, asnjërën prej këtyre ditëve, Veseli thuajse nuk respektoi asnjë rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës e mjekëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo duke u folur dorë për dorë qytetarëve e pa maska e dorëza, derisa në Ferizaj, nuk respektoi distancën sociale, e nuk kishte maskë dhe kishte veç një dorëz.

Por, si duket reagimet për këtë gjë i mori parasysh Veseli, shkruan gazeta inFokus.

Tash në ditën e tretë kur vizitoi Fushë Kosovën, Veseli shihet që ka vendosur të respektoj këshillat, duke u pajisur me dorëza e e maska për mbrojtje./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera