E transkriptuar: Qeqa Krelani dhe Tahir Batatina ‘kapen’ keq në studio, kalojnë në ofendime të rënda
Autori: Erion Maliqaj 00:09 | 12 April 2021
Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina dhe gazetarja e njohur kosovare, Qeqa Krelani kanë qenë të ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, ku kanë analizuar ndeshjet e xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.
Batatina dhe Krelani kanë pasur një debat të ashpër mes veti, duke kaluar edhe në ofendime të rënda.
Debati mes tyre ka eskaluar kur gazetarja e ka pyetur Batatinën së cilat janë objektivat e klubit të Llapit duke i pa këto rezultate që kanë llapjanët.
Më poshtë keni të transkriptuar nga Gazeta inFokus debatin e ashpër mes Krelanit dhe Batatinës.
Qeqa: Unë mendoj që ka filluar, jo ka filluar por besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë shumë moti. Tash me trego zotëri Batatina kur vazhdimisht i ki këso lloj rezultate me trego cilat janë objektivat?
Batatina: Ti ja nuk je në botë të futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di çfarë pozicioni ka Llapi? Ti spe dishe. Ti qysh thu nuk është një skuadër brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës.
Qeqa: A e ke fitu Kupën, a je në finale apo afër finales?
Batatina: Ti në gazetari ndoshta punon diçka tjetër, nuk e besoj që e përcjellë futbollin. Nëse e përcjellë futbollin në gazetari, ti duhet me pa ndryshe. Në gazetari mundesh me palu gazeta ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në qitë mënyrë jo, se nëse një skuadër që është afër finales edhe është brenda objektivave. Nuk e di qysh me kanë skuadra brenda objektivave kur është afër finales. Askush nuk thotë që unë e fitoj finalen.
Qeqa: A je në finale?
Batatina: Po unë, s’jam unë në finale.
Qeqa: Po në cilën pozitë je?
Batatina: Po s’ka të bëjë në cilën pozitë je.
Qeqa: Qysh more ska të bëjë, ka të bëj më pozicion.
Batatina: Po ska të bëjë pozicionin.
Qeqa: Ti me thu palo gazeta, me fal nëse unë duhet me palu gazeta ti duhet me jap dorëheqje.
Batatina: 99% unë me kanë menaxher i yti, veç gazeta të kisha lanë me palu.
Qeqa: Mu me vjen keq që je menaxher i Llapit se po shihet në çfarë pozite je. Me qenë menaxher i imi me fal por duhesh me kanë i kualifikuar.
Batatina: Mas pari është gjynah se kualifikimi yt s’ka të bëjë hiq me mu, se unë jam magjistër nën 1, jam i licencuar nën 2, e ti është gjynah që të thirrin televizionet me komentu futbollin.
Qeqa: Unë nuk bi në nivelin tënd, ti ke fillu me ofendime, unë po ti qes faktet.
Batatina: Unë po e shoh që nuk ka eksperiencë si gazetare me vlerësu një skuadër.
Qeqa: Kjo gjuhë e komunikimit tek ti është shumë e ultë edhe s’ka të bëjë fare niveli qe ti e tregon.
Batatina: Niveli më i ulët i jemi është që unë me ty debatoj ni studio, për të cilën gazetari nuk me ka njoftu se nuk isha ardh hiq se nuk je i nivelit tem me ardh hiq në studio me ty dhe nuk do të jem më në asnjë emision që merr ti pjesë.
Qeqa: Sepse ti i ik realitetit.
Batatina: Për arsye se ty edhe Ardian Nuhiu edhe Tahir Batatina të pengon, ty te pengon ndoshta se ty edhe shumë keni mëndu diçka tjetër edhe i ka dal diçka tjetër Llapit.
Qeqa: Jo jo nuk kemi mëndu, por nëse ti flet për nivele atëherë i yt i mexhaimit edhe i trajnerit është minus zero, a nëse fillon me nivele të ofendimit është diçka tjetër. Niveli i jem është 20 vite përvojë në gazetari.
Batatina: Mas pari niveli i joti në studio nuk është i një gazetari që duhet me qenë, mas pari prej dukjes në një emision sporti.
Qeqa: Shumë mirë jojo shumë mirë që e tregon nivelin tënd të komunikimit.
Batatina: Nuk ka drejtë me fol diçka çka nuk është në realitet.
Qeqa: Jo jo, nëse e ki ndërmend me ofendu unë nuk muj me ra në nivelin tënd.
Batatina: Nëse të pengon Drita e Llapi diçka dil publikisht thuje.
Qeqa: Jo jo nuk është që me pengon me fal.
Batatina: Çdo emision ti je kundërshtare e Dritës dhe Llapit.
Qeqa: Nuk është e vërtetë, me rezultate sinqerisht t’ish kanë një trajner tjetër kish met pa punë 10 vjet, me qito rezultate që i ki.
Batatina: Po ani ti lype at trajnerin tjetër.
Qeqa: Por përparësia jote është që i ki vëllezërit në klub edhe bon çka të dush, t’ish kanë dikush tjetër ish skuq pak, kaq.
Batatina: Po ti mënon ashtu, se niveli jot është ashtu, qaq din qaq mënon.
Qeqa: Po unë mënoj normal, unë jam qyki nivel./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...