Lajme

E tmerrshme, vajza 8-vjeçare tentohet të përdhunohet nga disa djem në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 19 July 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku disa djem kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeçe.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’ në Arapaj.

Djemtë të moshës nga 15 deri në 17 vjeç dhe vajza janë banorë të zonës Arapaj.

-Advertisement-

Policia thotë se “Ngjarja është marrë përsipër nga një 16-vjeçar me iniciale A.R, i cili eshte arrestuar, ndërsa djemtë e tjerë janë liruar”.

Ai akuzohet për veprat penale të ‘Ngacmimit seksual’ dhe ‘Heqje e paligjshme e lirisë’. Për arsye hetimi, policia thotë se nuk mund të bëhen me dije të dhëna të tjera.

E mitura ishte lidhur në klasë

Mësohet se vajza është lidhur në katin e 4 të shkollës dhe më pas është tentuar të përdhunohet.

E mitura është gjetur nga mësuesit e shkollës në një dhomë ne katin e katërt te shkollës e lidhur dhe me pas është zbuluar gjithçka.

RTV Ora kontaktoi edhe me familjarët e vajzës, të cilët kanë deklaruar se  po kalojnë një situatë të vështirë, pasi vajza e tyre ka kaluar një traumë të rëndë pas ngjarjes.

Mësohet se familja e vajzës kishte ardhur nga një zonë e veriut dhe ishte në vështirësi ekonomike.

Ngjarja prej dy javësh mbahej e fshehur nga policia e Durrësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera