Lajme

E tmerrshme: Rrahet brutalisht një vajzë në Pejë, publikohen pamjet

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 09 January 2022

Rrahjet mes njerëzve janë bërë të shpeshta, sidomos të atyre që bëhen në mes të rrugëve.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës ku janë përfshirë katër vajza, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë.

-Advertisement-

Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.

E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me kokë për toke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera