Lajme

E TMERRSHME: Publikohen pamje të rënda teksa një grup vajzash në Tiranë rrahin brutalisht bashkëmoshataren e tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 24 February 2023

Një grup vajzash në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatares së tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Në pamjet e publikuara nga vajza e ministrit të Mbrojtjes Aleksa Peleshi, këto adoleshente n’dëgjohen edhe duke e ofenduar me një fjalor tejet banal shoqen e tyre.

“Sic jua bëra me dije, kjo ngjarje ka ndodhur dje në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”. Nga një grup MINORENËSH. Dhuna dhe bullizmi sot janë të pranishme kudo, nga shkollat e vendet e punës deri te mediat sociale dhe televizioni. Prekin çdo moshë, çdo gjini. Është e rëndësishme të kuptohet se dhuna dhe bullizmi nuk janë kurrë të pranueshme. Ne si shoqëri kemi dështuar t’ua transmetojmë këtë mësim bazë fëmijëve tanë. Kemi dështuar në krijimin e një kulturë respekti dhe mirësie, ku të gjithë të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Kaq e vështirë qenka vallë t’i trajtojmë të tjerët me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mirëkuptim, dhe të ngrihemi kundër dhunës dhe bullizmit sa herë që e shohim të ndodhë?”, ka shkruar Peleshi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexis🦂 (@aleksiapeleshi)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera