Rozë

E tmerrshme! “Miss Ukraina” transmeton live vdekjen e saj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 01 July 2017
Miss Ukraina, 16 vjeçarja, Sofia Magerko, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në komunikacion.
Sofia ishte duke vozitur derisa në shoqërinë e saj gjendej edhe mikja 24-vjeçare, Daria Medvedeva ku nga shpejtësia humbën kontrollin e veturës dhe ranë në humnerë, shkruan lajmi.net.

Kjo ngjarje e tmerrshme është transmetuar live, pasi Miss Ukraina dhe shoqja e saj ishin lidhur në transmetim direkt për të biseduar me ndjekësit në rrjete sociale derisa gjendeshin në rrugë.

Sipas medieve të huaja, mjekët kanë konstatuar se të dy vajzat kishin  konsumuar alkool në masë të tepruar dhe kjo gjë shkaktoi humbjen e kontrollit dhe erdhi deri tek aksidenti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera