Lajme

E tmerrshme| Kryebashkiakja e Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 30 November 2019

E tmerrshme ta mendosh, por kur gafa të tilla i bën edhe një kryetare bashkie, atëherë mund të thuhet pa frikë se injoranca ka zënë vend në zyrat e institucioneve shqiptare.

Teksa ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, kryebashkiakja tha se jemi të kënaqur edhe me 50 viktima. Pavarësisht kontekstit që ajo ka menduar se e ka pasur, çfarë deklaroi ishte vërtetë një prej atyre gafave të rënda, që mbahet mend gjatë.

Kryebashkiakja ndoshta e ka pasur nga lodhja e këtyre ditëve, por kjo assesi nuk mund të justifikojë një gafë të rëndë, e sidomos kur ajo thuhet në një televizion me një audiencë të madhe televizive.

-Advertisement-

Ndërsa duhet të ishte në krye të punëve dhe në menaxhimin e situatës së banorëve të saj, duke se Sako nuk u ka dalë për zot punëve.

Por, mesa duket nuk e menaxhon veten as kur duhet të japë një informacion për qindra njerëz që presin me sytë nga bashkia dhe qeveria për një strehë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera