Fun & Video

E tmerrshme, krokodili i merr jetën 44-vjeçares!

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 17 January 2019

Një grua nga Indonezia ka humbur jetën nga një krokodil, i cili mbahej si kafshë shtëpiake në një fermë.

Deasy Tuwo, 44 vjeçe, thuhet se vdiq kur po ushqente zvarranikun në fermën e margaritarëve ku punonte dhe ku kafsha mbahej ilegalisht.

Krokodili prej 700 kg, i quajtur Merry, mendohet se i ka kafshuar krahun dhe në pjesën më të madhe të barkut të saj, gjë që i ka sjellë menjëherë vdekjen.

-Advertisement-

Ngjarja tragjike ndodhi me 10 janar të këtij viti, ku trupi i saj u gjet i pajetë në rrethimin ku mbahej zvarraniku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera