Lajme

E tmerrshme: Ia vonoi çajin, ferizajasi bën gruan për spital

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 11 December 2018

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.K., i cili e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri fillimisht e ka kapur për flokë duke e goditur për lavamani me kokë, dy-tri herë, e deri te kjo ka ardhur për shkak se e dëmtuara në ditën kritike derisa kishte qenë duke i shërbyer çaj të pandehurit e njëkohësisht duke përgatitur mëngjesin për fëmijët, nuk kishte arritur që t’i shërbej në kohë të pandehurit, me ç’rast të njëjtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Dëmtimet janë përshkruar edhe në raportin ekspertizën mjeko-ligjore të datës 3 dhjetor ku me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurin ta shpall fajtor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera