Lajme

E TMERRSHME: Fotoreporteri tregon se si Ministria e Kulturës nuk i pranoi fotografitë e ngjarjeve më të rënda të historisë së Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 23:40 | 15 July 2022

Me mijëra fotografi nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë, janë dokumentuar nga fotoreporteri Ilaz Bylykbashi, shkruan Gazeta inFokus.

Bylykbashi për emisionin N’Konak ka thënë se shumë ministri e theksuar ajo e Kulturës nuk i kanë pranuar këto dokumentacione, me rëndësi për dokumentimin e historisë sonë.

“Këta le që nuk donë me komuniku se për institucione s’po foli, asnjëherë asnjë institucion edhe pse në 2005 ua kom ofru merrni bre se prishen filmat prishen këto, kurrkush s’ka dashtë me dëgju, e kom dërgu në Ministri të Kulturës programin, por jo po lyp Ilazi pare. Për me rregullu këtë dokumentacion duhet 1 vjet me punu 10 persona, ata njerëzit duhet me i pagu”, është shprehur Bylykbashi për emisionin N’Konak me Islam Morinën.

-Advertisement-

Ndryshe Ilaz Bylykbashi, ka qenë fotoreporter në Gazetën Rilindja, e cila ka qenë e vetmja e përditshme shqiptare në atë kohë në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera