Lajme

E tmerrshme: Foshnja tetë muajshe në mesin e të infektuarve me koronavirus në Ugandë

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 25 March 2020

Një foshnjë tetë muajshe është në mesin e pesë personave të infektuar me Covid-19 ne Ugandë, duke bërë që të arrijë në 14 numri i të infektuarve, raporton CNN.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Shëndetësor i Ugandës, Dr. Henry Mwebesa në një fjalim televiziv tha se në mesin e pesë rasteve të reja janë dy shtetas kinezë që shpëtuan nga një karantinë institucionale me katër të tjerë.

Ata u gjetën të fshehur në rajonin e Nilit Perëndimor në kufi me Republikën Demokratike Lindore të Kongos dhe Sudanin e Jugut, dhe do të akuzohen më vonë në gjykatë, thanë autoritetet.

-Advertisement-

Rastet e tjera të konfirmuara përfshijnë një 8-vjeçar, babai i të cilit kishte udhëtuar në Kenia javën e kaluar, si dhe një 63-vjeçar që mbërriti në Uganda nga Gjermania, ndersa një rast tjetër nuk kishte histori udhëtimi jashtë vendit, tha Mwebesa.

Uganda ka ndërmarrë masa të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera