E tmerrshme – Familja shqiptare nuk del jashtë nga gjakmarrja: Më mirë të na vras tërmeti, se hasmi
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 28 November 2019
Historia e familjes Llapaj është akoma më tragjike pasi fati i saj është i dënuar edhe nga gjakmarrja.
E tronditur jo vetëm nga tërmeti që paralizoi vendin por tashmë është e frikësuar nga hasmi i saj.
Anëtarët e kësaj familjeje janë të detyruar të jetojnë në kushte ekstreme, nuk mund të largohen nga banesa për shkak se hasmi ndodhet vetëm 50 metra nga oborri i saj.
E tensionuar dhe me thirrjen për ndihmë ajo tregon për “Abc News”, se jeton vetëm me 30 mijë lekë të vjetra: “Nuk mund të blej as ilaçe, as bukë, i lutem shtetit të vendosi dorë”, tha ajo.
“Mjekimet shëndetësore i marrë njëherë me para ose me ndihma nga njerëzit e mi, sepse më duhen 3 pompa frymëmarrje të astmës, me duhet korenti i vazhdueshëm dhe nuk kam mundësi ekonomike të paguaj.
Mes të tjerash ajo tregon se Kryetari i Bashkisë Thumanë nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj për ndihmë, nuk ma hap telefonin”, tha Sadija.
Sadija rrëfen momentet frikësuese të tërmetit: “Kur ra tërmeti ishim në dhomë dhe mu bllokua dera, kur mbaroi tërmeti dola”.
Mes dhimbjesh ajo e pranon realitetin, por kërkon nga shteti vetëm një banesë të sigurt.“Jeta kështu është, do jetojmë në këto kushte, nuk kemi rrugëzgjidhje për ne nuk është interesuar njeri”, janë fjalët e saj.
Ndërkohë ajo tregon se djali i saj është i pa punë, një student i infermierisë së përgjithshme, por që tashmë e ka lënë shkollën dhe përpiqet të punojë ku të mundet.
Të tjera
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...