Lifestyle

E thotë shkenca: Femrat që mbathin taka janë më seksi

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 13 January 2021

Kjo mesa duket pavetëdijshëm krijon përshtypjen që femra është më fertile.

Takat kanë qenë arsye e luftës mes feministëve dhe dizajnerëve të modës për gjenerata, por tani shkenca e ka vërtetuar se ato janë me të vërtetë seksi, shkruan “DailyMail”.

Shkencëtarët kanë rekrutuar 52 femra të moshave 18 deri 24 vjeç, dhe kanë filmuar ato duke ecur në këpucë të rrafshëta, dhe më pas edhe në taka 8 deri në 10 cm.

-Advertisement-

Duke përdorur softuer që editojnë video, ata kanë fshirë pjesën e poshtme të këmbëve, për të mos u parë se a çfarë kanë mbathur këto femra.

Të gjitha ishin të veshura në bluza dhe pantallona të zeza, të ngushta dhe flokët e lidhura, në mënyrë që të krijojnë një dukje uniformë për të gjitha.

Videot iu treguan 100 femrave dhe meshkujve, dhe iu kërkua të definojnë cilat femra ishin më atraktive duke caktuar në shkallë nga 1 deri në 10.

Rezultatet anonin jashtëzakonisht drejt femrave në taka, edhe pse këta persona nuk e dinin se çfarë kanë mbathur këto femra, pra nuk e dinin se kishte diçka dallim në këpucët e tyre.

Pra, të dy gjinitë patën mendim të njëjtë. Sipas një eksperti, kjo ka të bëjë më mënyrën se si lakohen kurrizi kur një femër mbathë taka. Mënyra sesi trupi i një femre lëvizë kur ato kanë mbathur taka e bënë më tërheqëse.

Ai gjithashtu tha se kur trupi i femrës lakohet në këtë mënyrë, pavetëdije kjo jep përshtypjen se ajo femër ka rrezik më të ulët të jetë infertile.

Edhe pse mbathja e takave, mund të nxis një ndjenjë rivaliteti mes femrave, ky studim e vërtetoi se edhe femrat do të mendojnë se një femër është më seksi kur ajo mbathë taka.

Takat gjithashtu do të ndikojnë tek vetëbesimi juaj, duke iu bërë të shihni vetën si më atraktive dhe me vetëbesim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera