Sport

E thotë Pioli, Mandzukic pritet të luaj nesër

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 22 January 2021

Prurja e fundit e Milanit është sulmusi kroat, Mario Mandzukic, i cili duket të jetë gati për ndeshjen e nesërme, shkruan Gazeta inFokus.

Në testet mjekësore të kryera në kampion e ‘Rossonerëve’ 32 vjeçari ka dalë në gjendje të mirë fizike, ndërkaq trajneri Pioli beson që nesër Mandzukic mund të jetë pjesë e formacionit.

“Mario u përshtat menjëherë mirë. Fizikisht, e gjeta shumë mirë.

-Advertisement-

Ai nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por ai u shfaq i ngarkuar, i etur dhe i vendosur”, ka deklaruar tekniku italian.

Milani nesër Atalanten në kuadër të Serie A-së në ora 18:00./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera