Lajme

E thotë avokati i njohur: Albin Kurti e ka shtetin në dorë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 26 March 2020

Qeveria Kurti me 82 vota u rrëzua mbrëmë.

Por, avokati i njohur, Arianit Koci, po thotë që në fakt, pavarësisht kësaj, Albin Kurti e ka shtetin në dorë, shkruan gazeta inFokus.

“Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë:

-Advertisement-

– Kryeministrinë komplet, duke e përfshirë edhe postin e zëvendësit;

– Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme;

– Simpatinë e një pjesë të konsiderueshme të popullatës;

– Simpatinë e një pjesë të mediave;

– Ushtrinë më të organizuar të FB;

– Startin e mirë, me vendimet e marra në fillim të mandatit”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, shton që së paku, në pushtet do të jetë edhe 100 ditë, shkruan gazeta inFokus.

“Sigurt do të jenë në pushtet edhe 100 ditë.

Rrethanat shoqërore dhe politike nuk janë të favorshme për shkak të koronavirusit.

Por, populli e sheh dhe vërenë kush dhe sa po din me na udhëheqë.

S’ka më kohë dhe vend për fjalë.

Koha e veprave,

Le t’a tregojnë tash vetën!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera