Ekonomi

E thot ministrja – Mielli nuk është problem

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 24 March 2020

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithë dhe miell, transmeton IndeksOnline.

Në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i përkrahur nga Bashkimi Evropian ka marre nismë për hapjen e korridoreve të gjelbra duke synuar mundësinë e qarkullimit te lirë të mallrave te domosdoshme. Në takimin e sotëm rajonal përmes një video konference me zyrtarët e Ministrisë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka kumtuar zotimet për krijimin e korridoreve të gjelbra që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave te domosdoshme — duke përfshirë grurin dhe miellin, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.

Ne këtë takim janë diskutuar propozimet nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA për të vendosur korridore te gjelbra brenda territorit të Balkanit Perendimor

-Advertisement-

Tutje theksohet se MEPTINIS po vijon bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me akterët përkatës në tregun vendor dhe rajonal dhe me mekanizmat shtetërorë për të siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërsa kjo ministri thekson se blerjet e shtyera nga paniku janë të panevojshme dhe se insitucionet e vendit kanë mjetet financiare dhe burimet e duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esencialë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera