Shëndetësi

E tëra që duhet të dini rreth kancerit të gjirit

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 20 July 2018

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Bëhet fjalë për një sëmundje e cila godet thuajse “ekskluzivisht” gratë, por në disa raste edhe burrat. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Thelbësore për të shpëtuar nga kjo sëmundje është parandalimi dhe zbulimi që në kohë të hershme.

Disa nga simptomat e para të kësaj sëmundje janë:

Rritja e ndjeshmërisë së thithave

-Advertisement-

Ju mund të ndieni disa ndryshime në nivelin e gjirit dhe në këtë rast thithat, të cilat bëhen më të ndjeshme se normalja.

Ndieni një gungë apo një gjëndër

Në rast se me vetëprekjen ju ndodh të ndieni një gjëndër apo madje edhe një fryrje pranë sqetullës, mos u frikësoni, por kini parasysh se është kambanë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar, përkundrazi kërkoni kontroll të menjëhershëm te një specialist, transmeton kp.

Lëkurë si lëvozhgë portokalli

Mund të ndodhë që lëkura e gjirit ose e thithave të duket e fryrë, e kuqe ose si lëvozhgë portokalli. Por gjithashtu është e mundur që edhe forma dhe përmasat të ndryshojnë, për shembull thithat mund të futen brenda. Edhe në këtë rast duhet të shkoni sa më parë te mjeku.

Gjoks i fryrë

Nuk ke dhimbje, por evidenton se gjoksi është rritur dhe fryrë, madje kjo fryrje nuk është e përgjithshme, por në një zonë të caktuar. Në çdo rast, bëhet fjalë sërish për një simptomë që nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë.

Tkurrja e gjirit

Gjoksi ka tendencë të tkurret derisa edhe të zhduket pothuajse tërësisht, ndërsa vendin e tij e zë një ind yndyror, i cili e bën prekjen e zonës ku ai ishte më të lehtë, sepse është i butë dhe homogjen. Ky është një problem i cili shfaqet kryesisht pas menopauzës.

E kruara

E kruara e thithave dhe dëshira për ta hequr këtë bezdisje është e vështirë për ta mbajtur nën kontroll, ndërsa kjo ndodh qoftë te njëri gji qoftë te të dy bashkë. Bëhet fjalë për një shqetësim që mund të jetë një simptomë e të dy llojeve të kancerit të gjirit: karcinoma ductal dhe karcinoma lobulare.

Vetë-ekzaminimi mund të bëhet në 5 hapa

Hapi 1: Filloni duke parë gjoksin në pasqyrë duke mbajtur shpatullat drejt dhe duart në mes. Ja çfarë duhet të shihni me kujdes:

• Nëse të dy gjinjtë kanë masën, formën dhe ngjyrën e tyre të zakonshme.

• Nëse shihni gropëzim, rrudhosje ose fryrje të lëkurës.

• Një thithë që ka ndryshuar pozicion ose është futur brenda.

Hapi 2: Tani ngrini duart lart dhe shikoni për të njëjtat ndryshime.

Hapi 3: Ndërkohë që ju jeni në pasqyrë shtrydhni me xhentilesë secilin thith dhe shikoni nëse ka ndonjë rrjedhje prej tyre (që mund të jetë në ngjyrë qumështi të verdhë ose gjak).

Hapi 4: Më pas duke qenë shtrirë prekni lehtë gjoksin duke përdorur dorën e majtë për gjoksin e djathtë dhe më pas dorën e djathtë për gjirin e majtë. Prekni të gjithë gjoksin, mund të filloni nga thithi duke lëvizur në formë rrathësh gjithmonë e më të mëdhenj ose mund të lëvizni gishtat vertikalisht në rreshta. Filloni fillimisht me prekje shumë të butë e më pas ushtroni pak më tepër presion për të ndjerë indet më të thella.

Hapi 5: Në fund prekni gjoksin ndërkohë që jeni ulur. Shumë gra e kanë më të lehtë ta ndiejnë gjoksin e tyre, ndërsa lëkura është e lagur, kështu që këto hapa mund t’i bëni ndërkohë që bëni dush.

Në qoftë se gjatë këtij vetëkzaminimi ju konstatoni një nga ndryshimet që u përmendën më sipër duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku specialist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera