Lajme

E sulmoi nga taksi dhe e zvarriti një grua, arrestohet i dyshuari nga Gjakova

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 16 September 2023

Është arrestuar një person në Gjakovë i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua në një veturë taksi dhe pastaj e ka nxjerr me forcë nga vetura, duke e zvarritur.

Pas kësaj ai gruan e njëjtë e ka futur në veturën e tij për t’u larguar në drejtim të panjohur fillimisht.

Por policia njofton se ka identifikuar lokacionin dhe viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

E ndërsa pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera