Lajme

E shtyu të miturën t’i dërgojë fotografi intime e më pas ia dërgoi vëllait të saj

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 19 November 2020

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin B.M, për veprën penale “degradim i integritetit seksual”, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri e ka nxitur të miturën ti dërgoj foto intime dhe të njëjtat foto ia ka dërguar vëllai të viktimës, duke i thënë se këto foto intime do t’ia publikoj në rrjetet sociale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Pastaj ambienti dhe kushtet në të cilat jeton, i pandehuri, si dhe raportet e acaruara me vëllain e viktimës, të gjitha japin arsye për të besuar se po të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera