Lifestyle

E shihni një gjarpër në ëndërr, ja cili është kuptimi

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 22 September 2017

Gjarpri në ëndërr është një simbol force ose fuqie. Ngaqë zvarritet mbi tokë dhe jeton nën gurë ose nën sipërfaqen e tokës, simbolizon një aspekt të nënvetëdijes së njeriut, që mund të jetë një gjendje aktive dhe emocionale.

Megjithatë, domethënia nuk është gjithmonë njëlloj. Në Indi, gjarpri interpretohet si simbol i zjarrit, helmit, por edhe ujit, sepse shumë lloje gjarpërinjsh jetojnë në ujë. Gjarpri, po ashtu, simbolizon energjinë shpirtërore që njihet si Kundalini, e cila ekziston në trupin energjetik të njeriut në afërsi të unazave të fundit kurrizore.

Kurse në Evropë dhe në kulturën kristiane, në përgjithësi, gjarpri simbolizon një kafshë të djallëzuar e të mallkuar nga Zoti. Ishte djalli ai që mori formën e gjarprit për të mashtruar Evën e për ta bindur të hajë nga Fruti i Ndaluar në parajsë.

-Advertisement-

Të shohësh në ëndërr gjarpër, në pjesën më të madhe të rasteve të shfaqjeve të tij, është një mundim i madh, frikë nga një rrezik që mund të të kanoset. Ëndrrat me gjarpërinj janë në përgjithësi ëndrra të cilat paralajmërojnë kujdes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera