Lifestyle

E shanin për peshën, 18 vjeçarja i bën të pendohen me “shëndrrimin”

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 29 May 2020

Një 18-vjeçare ka pushtuar faqet e mediave të huaja falë sukesit që ka arritur për të humbur shumë kilogramë.

Është fjala për studenten Holly Bolton nga Essex, e cika ka humbur thuajse gjysmën e peshës së trupit të saj. Madje ajo është cilësuar si “Slimming World’s Young Slimmer of the Year 2020”.

“Mirror” shkruan se në moshën 11-vjeçare, Holly ishte shumë e shëndoshë dhe vishte rroba të masës 24, ndërsa tani vesh rroba të masës 8.

-Advertisement-

18-vjeçarja ka treguar se shpeshherë ndihej edhe e bullizuar në shkollë. “Nuk mendoja se mund ta arrija të dobsohesha ndonjeherë pa ndërhyrje kirurgjikale. Por një ndërhyrje e tillë në atë moshë ishte e rrezikshme. Fillova disa dieta por tek unë nuk po jepnin efekt.

Pastaj fillova palestrën. Isntruktori më motivonte shpesh. Pas pak kohe fillova ta doja palestrën dhe kur vura re ndryshimet e para fillova ta pelqej veten”- tha 18 vjeçarja.

Për më shumë shihni fotogalerinë që do ju lërë pa fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera