Lajme

E rrallë| Shkolla nuk e mori në ekskursion para 12 vitesh, shqiptari kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 23 October 2019

12 vite më parë, shqiptari Endri Begaj, ishte nxënës në një shkollë në Areco të Italisë.

Por, aty nuk u mor në një ekskurzion në Amsterdam, me argument që ishte i dobët në mësim dhe duhet të mësonte.

E këtë zhgënjim e turp, Begaj, nuk e ka harruar as sot e kësaj dite.

-Advertisement-

Kështu, ka filluar një betejë gjyqësore me shkollën e tij të hershme, shkruan gazeta inFokus.

Bashkë me avokatin e tij, pretendojnë se nga vendimi në fjalë u bën konflikte të ashpra që përfunduan edhe në përjashtim nga shkolla.

E sot, kërkon një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh, pasi sipas tij, përjashtimi i kushtoi me mundësi shkollimi, miqësitë e vjetra e një pune dinjitoze.

Madje, ky rast ishte diskutuar edhe në parlament, ku u citua gjatë një debati si shembull i thyerjes të së drejtës kushtetuese, mirëpo ditët e fundit drejtësia italiane ka vendousr që rastin ta transferoj nga Gjykata Administrative në atë Civile, e që shpenzimet i ngarkohen vet shkollës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera