Sport

E rrallë: Pronari i Manchester Cityt ua paguan udhëtimin tifozëve për në Porto

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 18 May 2021

Skuadra e Manchester Cityt do të luajë për herë të parë në histori të saj një finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Qytetarët’ arritën në finale pasi e eliminuan PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Në finale ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola do të takohet me Chelsean që ka mënjanuar Real Madridin me shifrat e përgjithshme 3-1.

-Advertisement-

Finalja ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseas do të zhvillohet të shtunën e 29 majit në stadiumin ‘Estádio do Dragão’ në Porto.

UEFA ka marrë vendim që secila skuadër ti ketë të pranishëm nga 6 mijë tifozë në tribuna.

Për shkak të kostove të mëdha që kanë tifozët, duke përfshi këtu edhe testin PCR, presidenti i Manchester Cityt, Shejh Mansour, ka marrë përsipër t’i financoj shpenzimet e fluturimit për 6 mijë tifozët e klubit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Manchester Cityt përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Më poshtë keni njoftimin e ‘Qytetarëve’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera