E rrallë: 14-vjeçares i hiqen nga stomaku 700 gramë flokë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/WhatsApp-Image-2023-06-13-at-09.webp)
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 13 June 2023
Një nga rastet më të rënda të një vajze 14-vjeçare me sindromën Rapunzel, është paraqitur pak ditë më parë në një spital në Selanik, pasi u konstatua se kishte një masë të madhe flokësh me peshë 700 gram në stomakun e saj.
Sipas raportimeve nga mediat greke, kjo masë është nga më të mëdhatë që janë gjetur dhe janë hequr në rastet e kësaj sindrome në të gjithë botën.
“Hiroflema është masa e qimeve të patretura në traktin gastrointestinal pas ngrënies së tyre. Frekuenca në popullatën e përgjithshme varion nga 0,06% deri në 4%”, shpjegon kirurgu.
Sipas ekspertëve, vajza 14-vjeçare, e cila tashmë është shëruar dhe po merr mbështetje psikologjike, kishte të paktën 12 vite që hante flokët. Po gjithashtu, ajo hante edhe fije nga perdet në shtëpinë e saj si dhe pambuk nga batonetat e pastrimit të veshëve , pa u vënë re nga prindërit e saj.
Sindroma e Rapunzelit shfaqet nëntë herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe në këto raste 80% e rasteve gjenden kryesisht tek fëmijët apo adoleshentët. Emërtimi klinik i sindromës është trikofagjia dhe mund të ketë pasoja fatale për pacientin.
Si rezultat i paaftësisë së trupit të njeriut për të tretur çdo qime dhe sintetikën e tij, me kalimin e kohës qimet grumbullohen duke krijuar një masë (të njohur si Trichobezoar) e cila bllokohet brenda sistemit tretës.
Operacioni është zakonisht i nevojshëm për të hequr këtë masë pasi, mund të shkaktojë shqetësime dhe pasoja të tjera kërcënuese
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Vdẹs në QKUK burri që u aksidentua muajin e kaluar në Komoran
Një person i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku mes një autobusi ...
-
Flet personi i cili ia dha ndihmën e parë gruas së plạgosur nga bashkëshorti në Fushë Kosovë
Mëngjesin e sotëm një grua mbeti e plagosur me armë zjarri në Bresje të Fushë...
-
MPB: Katër të arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në ahengje
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit qershor 2024 kanë...
-
Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në SHBA
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kërkon zgjidhje afatgjate për problematikat e minatorëve
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë takuar Këshillin Grevi...
-
Policia jep detaje për arrestimin e një gruaje nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari”
Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e së hënës një grua nga Irani në Aero...
-
Plạgosja ndodhi me ạrmë zjạrri, i arrestuar bashkëshorti, krejt çka dihet deri tash për plạgosjen e gruas në Fushë Kosovë
Një grua ka mbetur e plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Koso...
-
Ministri në qeverinë serbe për mbylljen e filialeve të Postës së Serbisë: BE po na e fyen intelegjencën
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Nem...
-
I shtrirë në një hapësirë 450 hektarëshe, kështu do të duket Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Të hënën është bërë prezantimi i projektit fitues për restaurimin dhe revital...
-
Pamje nga vendi ku dyshohet se burri plạgosi gruan e tij
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të F...
-
Kusari-Lila thotë se ambasadorët e QUINT-it janë informuar mbi çështjen e hapjes së Urës së Ibrit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka k...
-
Plạgoset një grua në Fushë-Kosovë, arrestohet një person i dyshuar
Sot është plagosur një grua me armë zjarri në Bresje- Fushë Kosovë. E plagosu...