Lajme

E rrahu gruan dhe e përzuri me forcë nga banesa, arrestohet 37 vjeçari nga Hani i Elezit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 01 November 2021

Një burrë në Han të Elezit është arrestuar pasi e ka rrahur dhe përzënë nga banesa gruan e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin “, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera