Lajme

E rrahu dhe e kanosi me armë zjarri gruan me të cilën bashkëjetonte, arrestohet një burrë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 March 2023

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht dhe e kanosur me armë zjarri gruan me të cilën bashkëjetonte, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy revole.

Derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se në periudhën përderisa ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë zjarri. Te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, për çka procedohet me rast tjetër”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera