E rrahu bashkëshorten për higjienën e shtëpisë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 03 June 2022
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
I njëjti më 31 maj 2022 ka grushtuar bashkëshorten e tij pas mosmarrëveshjeve për higjienën e shtëpisë.
“Prokuroria njofton se, më 31 maj 2022, në Komunën e Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B. Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me te dëmtuarën, dhe pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022.
Të tjera
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...
-
Hoxhaj, kryeministrit e qeverisë: Mos prodhoni lajme, por politika
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryem...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ...
-
Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur ...
-
Deputetja e PDK: LVV-ja është duke e kapur Universitetin e Prishtinës
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se këshilli drejtues i UP-së sot pë...
-
Kaq qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare për gjashtë muaj
Që nga 1 janari i këtij viti e deri më 29 qershor, 2 mijë e 186 qytetarë kanë...
-
Përleshje masive në Prishtinë, shtatë burra rrahen në mes vete për një pronë
Si pasojë e një mosmarrëveshje për pronë, e cila pritet të trashëgohet, shtat...
-
E ardhmja e bukur e Perlës Orientale
Në “Raportin mbi konkurrueshmërinë botërore për vitin 2022” të publikuar ditë...