Lajme

E rrahën një person, arrestohen një burrë dhe një grua në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 19 October 2022

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Zubin Potok, pasi që dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Derisa lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar/e , pasi që dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje , kurse tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Policia njofton se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera