Lajme

E rëndë: Vritet një 26 vjeçar me kaçavidë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 15 August 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar orët e para të kësaj të marte në Bulqizë.

Dritan Manjani, 26 vjeç është goditur me kaçavidë nga Dorjan Mema. Ai ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera