Lajme

E rëndë: Vetura godet aksidentalisht për vd ekje fëmijën rreth 2-vjeçar në Hajvali

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 29 May 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali, ku një fëmijë rreth 2-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta ka mësuar se rasti ka ndodhur në një rrugicë të ngushtë të një lagjeje, ku shoferi dyshohet se nuk e ka parë fëmijën dhe e ka goditur me veturë.

I njëjti e ka dërguar fëmijën në spital, por fatkeqësisht 2-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

-Advertisement-

Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Trafikut në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera