Lajme

E rëndë: Vdes zyrtari i lartë i FSK-së nga Mitrovica

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 27 April 2021

Koloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, ka vdekur para pak minutash në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë.

Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital.

“Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për “Jepi zë”.

-Advertisement-

Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje. Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera