Lajme

E rëndë: Vdes 3 vjeçarja e cila u aksidentua ditë më parë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 08 March 2024

3 vjeçarja e cila ishte në vëturë në një aksident mes dy veturave që ndodhi para disa ditësh në Decan, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur daja i saj, i cili ëhstë pjesë e LDK-së në forumin rinor në Decan, Vatan Istrefaj.

Me një shkrim tejet prekës ai ka njoftuar për ndarjen e mbesës së tij nga jeta.

-Advertisement-

“Miq të dashur,

Dua që të ndajë me ju lajmin e hidhur, pasi nga sot mbesa jonë (vajza e motrës) do të jetojë bashkë me ëngjujt lartë në qiellë, pas një aksidenti tragjik!

Tea, ishte vetëm 3 vjeçe dhe jepte dashuri në secilën pjesë të shtëpisë.

Do të na mungosh Tea!

Do të na mungojnë fjalët tua të përgjysmuara, do të më mungon thirrja jote, dajë!

Të duam përgjithmonë❤️😪”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera