Lajme

E rëndë në Tiranë, djali vret babanë polic dhe plagos rëndë nënën

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 24 July 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku  djali ka vrarë me armë babanë dhe ka plagosur rëndë nënën. Policia njofton se ka shoqëruar 21 vjeçarin, i cili e ka vrarë babanë me armën e tij të shërbimit.

Informacioni paraprak

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit. Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera