Lajme

E rëndë në Kanada/ 10 të vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm me thikë

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 05 September 2022

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë.

Policia vendase ka raportuar se viktimat u gjeten në 13 vende në Kombin James Smith Cree dhe fshatin e afërt të Weldon, shkruan BBC.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy persona, Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.

-Advertisement-

Banorëve u është thënë të strehohen në vend, pasi kërkimet vazhdojnë në një zonë të madhe gjeografike.

“Qëndroni në vend të sigurt! Kini kujdes duke lejuar të tjerët të hyjnë në banesën tuaj”, shkroi në “Twitter” Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatchewan (RCMP).

BBC shkruan se janë ngritur pika kontrolli, me policinë që kontrollon identifikimin e udhëtarëve dhe shoferëve u është kërkuar që të mos marrin autostopët.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Cree Nation, një komunitet indigjen me rreth 2000 banorë në veri-lindje të Weldon, ku jetojnë rreth 200 njerëz.

Dhe një alarm për persona të rrezikshëm u dërgua në të gjithë telefonat celularë në të gjithë provincat e Saskatchewan, Manitoba dhe Alberta, një rajon i madh pothuajse sa gjysma e Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera