Lajme

E rëndë në Indi, 8 persona humbin jetën, u shtypën nga thasët me patate

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 17 March 2023

8 persona kanë humbur jetën në Indi pasi tonelata me patate, të cilat ishin vendosur në një magazinë bujqësore, u shembën, duke shembur edhe një pjesë të ndërtesës dhe çatinë. Patatet shtypën punëtorët fatkeq që ndodheshin në atë kohë në atë zonë.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten në qarkun e Uttar Pradesh. Sipas të dhënave të mbledhura, 20 punëtorë kanë mbetur të shtypur, ndërsa 8 kanë humbur jetën.

Ekipet e shpëtimit kanë hequr thasët për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit nga rrënojat e strukturës prej qerpiçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera