Lajme

E rëndë: Ky është 13 vjeçari që vdiq sot në QKUK pasi u godit nga vetura

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 30 November 2022

Një 13 vjeçar ka humbur jetën sot në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës pas plagëve që mori kur u godit nga një veturë në Lipjan para disa ditësh.

Familja e tashmë të ndjerit, Lorik Rrahmani, kanë njoftuar për vdekjen e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas familjes varrimi i të riut, bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e Fshatit Gadime e ulët.

“Të Allahut jem dhe Vetëm tek ai do të kthehemi.

-Advertisement-

Pasnji aksidenti të ndodhur para pakë ditësh në Lipjan ti ishe në Kom shkaku i Lëndimeve të marra sot na le përgjithmon të trishtuar në moshën 13 vjeqare o kusherini jon në lulën e rinis Lorik Rrahmani Allahu të shpërbleft me Xhehnet Jarabi”, kanë shkruar familjarët.

Në lidhje me këtë rast policia e Kosovës ka konfirmuar sot se është arrestuar një i dyshuar./Gazeta Infokus/

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura ditë më parë në Lipjan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera