Lajme

E rëndë: Kjo është viktima e dytë e aksidentit fatal në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 20 May 2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Për rastin raportoi ekskluzivisht Sinjali, ndërsa siç merr vesh Gazeta, viktima e mitur është Anita Vrellaku, 17-vjeçare, që ishte pasagjere.

Gazeta raportoi edhe për viktimën tjetër, që është 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin.

-Advertisement-

Burimet e Gazetës Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera