Lajme

E rëndë/ I vrari në Novosellë u qëllua në prani të gruas dhe fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 24 April 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës. Bashkim Brahimaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga djali i axhës së tij, Faton Brahimaj me AK47.

IndeksOnline mëson se ngjarja tragjike ndodhi para syve të gruas dhe famijëve të viktimës. E gjithë ngjarja mësohet se ndodhi për pronë, më saktësisht për një rrethojë.

Konflikti mes Bashkimit dhe Fatonit mësohet se nisi para disa ditësh. Të gjitha njësitë relevante edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera